Skip to content

Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, autor dyshohet të jetë një bashkatdhetar (EMRI)

Artan Kaja, një sipërmarrës 52-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë  mbrëmjen e së martës.

Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Related article  'I dashur Sali...' Nuk kishte ndodhur me pare, Edi Rama 'i shkruan leter' Berishes, ja cfare i kerkon

Pasditen e sotme, policia italiabne ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të biznesmenit të vrarë.

Hetimet vijojnë nga Karabinierët e njësisë hetimore, ndërsa për momentin arma e vrasjes nuk është gjetur.

Related article  Tronditet Shqiperia nga pronat, vritet nje i ri dhe plagosen burre e grua

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata.

Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë në një pellg gjaku, e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi.

Related article  Humb jetën turisti, u sulmua nga një peshkaqen

Në fillim kishte qarkulluar hipoteza e një sëmundjeje, por tashmë hetimet kanë marrë një kthesë të bujshme.

 

Published inLajme