Skip to content

Humb jetën turisti, u sulmua nga një peshkaqen

Një turist u vra dhe një tjetër u plagos nga një sulm peshkaqeni në vendpushimin Marsa Alam të Egjiptit. Lajmin e konfirmoi ministria e mjedisit në një deklaratë të dielën, pa dhënë kombësitë e personave të përfshirë.

Ministria tha se sulmi ndodhi në ujë të thellë jashtë zonës së caktuar të notit pranë bankinave në veri të Marsa Alam, duke shtuar se noti nga bankina ishte i ndaluar dhe bankina do të mbylleshin për dy ditë nga e hëna.

Related article  I fundit, Dalin rezultatet e sondazhit! Ke duan demokratet si zevendesues te Berishes

Marsa Alam është një qytet bregdetar egjiptian i njohur për shkëmbinjtë koralorë, jetën detare dhe plazhet. Incidenti i fundit i ngjashëm ishte në qershor 2023 kur një peshkaqen tigër vrau një shtetas rus në Hurghada, një qytet tjetër bregdetar në Detin e Kuq në veri të Marsa Alam. Muajin e kaluar një varkë turistike u përmbys në të njëjtën zonë, duke lënë katër të vdekur dhe shtatë të zhdukur.

Related article  Njeriu i afert i Rames kapet me presh ne duar, i merr dy mije euro qytetarit per ta punesuar (video)
Published inLajme