Skip to content

Avioni del nga pista, përplaset me murin dhe shpërthen në flakë, 179 të vdekur

Korea e Jugut-Një avion i Jeju Air u përplas me një mur dhe mori flakë pasi doli nga pista gjatë një uljeje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Muanit, në Korenë e Jugut, rreth 300 km larg Seulit.

Në bord ndodheshin 181 persona, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 175 pasagjerë (të gjithë koreano-jugor, përveç dy shtetasve tajlandezë).

Avioni ishte nisur nga Bangkoku dhe u përplas në Muan në orën 9:03 me orën lokale, më 28 dhjetor.

Raportohet se të paktën 179 persona kanë vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbijetuar. Konkretisht bëhet fjalë për dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, të cilët u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit. Ndërkohë ekipi i kërkim shpëtimit thonë se mundësia për të gjetur të mbijetuar është shumë e ulët.

Related article  Kush jane deputetet afër Veliajt qe do arr*stohen’, Karamuço: Bëjnë ‘t*rmet’ të jashtëzakonshëm

Si ndodhi ngjarja?

Avioni po përpiqej të kryente një ulje emergjente, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, pasi kishte dështuar në një tentativë të parë për shkak të një defekti në rrotat e uljes. Megjithatë, Boeingu nuk arriti të ngadalësohej, doli nga pista dhe u përplas me një mur, duke shkaktuar një shpërthim si pasojë e goditjes.

Hetimi për të përcaktuar shkaqet është ende në vazhdim. Sipas Reuters dhe AFP mendohet të jenë “kushtet atmosferike” si një faktor të mundshëm, pavarësisht se nga pamjet duket se dukshmëria ishte mjaft e qartë ose alternativisht, përplasje me një tufë zogjsh.

Related article  39 vjeçari tregon sekretin se si humbi 200kg nga pesha e tij

Goditja nga zogjtë mund të shpjegojë potencialisht defektin fillestar të rrotave të uljes. Agjencia News1 raportoi se një pasagjer kishte dërguar një mesazh te një i afërm duke përmendur “një tufë zogjsh të ngecur në krah të avionit.

Mesazhi i tij i fundit ishte: “A duhet të them fjalët e mia të fundit?”

Megjithatë sipas Ministrisë së Transportit të Koresë së Jugut, goditja nga zogjtë është vetëm një nga disa hipoteza që po hetohen dhe nuk është e konfirmuar. Të gjitha fluturimet në aeroport janë anuluar.

Related article  Aksidenti ajror me 67 viktima, reagon Trump

Avioni ishte një Boeing 737-800. Kompania ka deklaruar se është në kontakt me Jeju Air dhe teksa ka shprehur ngushëllimet për viktimat.

Prodhuesi amerikan është përballur me shumë probleme gjatë viteve të fundit, veçanërisht me serinë 737 Max, që është një evolucion i modelit 800 të përfshirë në këtë incident, shkruan  La Repubblica.

Ndërkohë pas tragjedisë Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare. Gjatë një deklarate Choi Sang-mok ka shprehur edhe ngushëllimet për të gjithë familjarët e viktimave.

 

Published inLajme