Skip to content

URGJENTE – Ambasada Amerikane del me njoftim te rendesishem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale për të gjithë aplikantët që kanë kontrolluar statusin e tyre në programin e Lotarisë Amerikane.

Në mesazhin zyrtar, Ambasada thekson se në rast përzgjedhjeje, qytetarët duhet të ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare të publikuara në faqen www.dvprogram.state.gov dhe të plotësojnë formularët në mënyrë elektronike, sipas hapave të përcaktuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Related article  Probleme me vapën? Autoritetet japin alarmin: Tani do të ndodhë ...

Gjithashtu, theksohet se përzgjedhja në lotari nuk përbën një garanci për intervistë apo përfitim automatik të vizës për emigrim. Aplikantët e përzgjedhur duhet të përmbushin të gjitha kushtet, përfshirë kontrollin e dokumentacionit, verifikimet e sigurisë, dhe plotësimin korrekt të të dhënave personale.

Related article  'Sot jeni bashkë me babin', Valbona Mhilli humb njeriun e shtrenjtë! U theva prapë, ike edhe ti (Foto)

Ambasada u kujton qytetarëve të jenë të kujdesshëm ndaj çdo informacioni të pasaktë dhe të mos bien pre e mashtrimeve apo ndërmjetësve që pretendojnë se mund të “garantojnë vizë”.

“Vetëm udhëzimet në faqen zyrtare janë të vlefshme. Ndjekja e saktë e hapave është thelbësore për të vijuar më tej në procesin e intervistës,” – thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Related article  Si u zbulua vrasja e 17-vjeçares shtatzënë Aishe Vata në Durrës nga i dashuri i saj 81-vjeçar

Ky mesazh vjen në një periudhë ku interesimi për Lotarinë Amerikane në Shqipëri mbetet shumë i lartë dhe kërkohet vëmendje maksimale në hapat që ndjekin përzgjedhjen.

Published inLajme