Skip to content

U torturua nga partneri i nënës, vogëlushi 22-mujash humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një foshnjë 22-muajshe ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar nga partneri i nënës së tij. Autori, i cili nuk duronte dot të qarat e fëmijës,  e ka shkundur aq fort sa i është shkëputur truri nga kafka dhe ka humbur jetën.

Related article  Kush ka kafshë shtëpiake duhet ta lexojë me patjetër Kodin e Ri Penal

Krimi i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Darlingtonit, ndërsa 38-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e fëmijës së vogël të partneres së tij.

Autori Christopher Stockton, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Charlie 22 muajsh 

Nëna e vogëlushit, Paula  Roberts e la djalin e saj Charlie nën kujdesin e partnerit Christopher Stockton në shtëpinë e saj për të shkuar te mjeku i syve.

Related article  Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatilit, dyshohet për...

Siç u raportua në gjyq, pas ekzaminimit të mjekut, Charlie i vogël u trondit me aq forcë sa truri i tij u shkëput nga kafka.

Autori u përpoq të mbulonte ngjarjen duke thënë se fëmija u mbyt pasi kishte ngrënë një biskotë.

Related article  I FUNDIT-Vritet i riu ne atentat ne Durres, maskat e qellojne me bresheri (DETAJET DHE EMRI)
Nëna e djalit u dënua për neglizhencë ndaj një të mituri

Gjatë gjykimit, u zbulua se fëmija kishte pësuar lloje të ndryshme torturash nga njerku i tij për një periudhë prej shtatë muajsh. Nëna e djalit u dënua për neglizhencë ndaj fëmijës dhe pranoi se partneri i saj ishte i dhunshëm ndaj foshnjës./vizionplus.tv

Published inLajme