Skip to content

I FUNDIT-Vritet i riu ne atentat ne Durres, maskat e qellojne me bresheri (DETAJET DHE EMRI)

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Durrësit pak minuta më parë, ku një 25-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen nr. 18. Viktima është identifikuar si Ermir Dedja, një emër i njohur për strukturat e rendit në këtë qytet.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga Zoom.al, atentati është kryer nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar në drejtim të Dedjas dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet ende të paidentifikuar. Policia ka ngritur postblloqe në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor po punon për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorëve.

Related article  Detaje te reja nga ngjarja qe shokoi qyetetin e Durresit!

Burime zyrtare bëjnë me dije se Ermir Dedja nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ai kishte qenë më herët i përfshirë në ngjarje me precedentë penalë dhe ndaj tij ka pasur hetime për veprimtari kriminale.

Një nga episodet më të dokumentuara të përfshirjes së tij daton në prillin e vitit 2017, kur Dedja u arrestua si bashkëpunëtor në plagosjen me armë të një 25-vjeçari në qytetin e Shijakut. Në atë kohë, policia bëri me dije se në pranga ranë Ismail Nuredini, 30 vjeç, dhe Ermir Dedja, i cili ishte 21 vjeç dhe banues në Durrës.

Ngjarja kishte ndodhur më 11 prill 2017, rreth orës 08:30 në hyrje të Shijakut, ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Nuredini dyshohet se ka qëlluar në këmbë me armë zjarri shtetasin B.K., 25 vjeç, banues në Shijak. Viktima i asaj ngjarjeje kishte mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Dedja u arrestua si bashkëpunëtor dhe përkrahës i autorit të dyshuar.

Related article  Ish-shoku i Gjestit i shkruan Xhenetës, ja si reagon ajo

Përveç këtij rasti, burime pranë Policisë së Durrësit bëjnë me dije se emri i Ermir Dedjas rezulton i përfshirë edhe në veprimtari të tjera të paligjshme, të cilat janë objekt hetimi në kuadër të disa dosjeve kriminale që ndodhen në trajtim nga autoritetet.

Related article  Dëshmitë tronditëse, ja pse u vra nga i dashuri Ilaria Sula

Ekzekutimi i tij mbrëmjen e sotme konsiderohet një ngjarje me rrezik të lartë kriminal, për shkak të profilit të viktimës dhe mënyrës profesionale me të cilën u krye atentati. Ende nuk dihet nëse atentati ka lidhje direkte me përfshirjet e mëparshme të Dedjas në aktivitete kriminale, apo nëse bëhet fjalë për një hakmarrje të hershme.

Policia po verifikon kamerat e sigurisë në zonë dhe po merr në pyetje dëshmitarë të mundshëm, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminim mjeko-ligjor. Ngjarja mbetet në hetim, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

Published inLajme