Skip to content

“Survejohej nga 19 spiunë komunistë”, historia e priftit shqiptar që u vra për një pagëzim

Më 29 Shtator 1971 prifti shqiptar Dom Shtjefen Kurti u pushkatua me urdhër të regjimit komunist. Ai u ekzekutua për një arsye të vetme, se pagëzoi një fëmijë. Pak më shumë mbi historinë e trishtë të tij, rrëfeu nipi i Dom Shtjefen Kurtit, Nikolin Kurti. Në studion e “Opinion” ai tregon se xhaxhai i tij mbahej nën survejim nga regjimi i atëhershëm me plot 19 spiunë. Ai u arrestua ditën që shkoi të pagëzonte fshehurazi fëmijën e një besimtari katolik. Ky i fundit u dënua me burg.

Nikolin Kurti: Iu privua e drejta për të bërë bekime, pagëzime dhe u detyrua për shkak të forcës së madhe që ekzistonte në mendjen e tij, që t’i shërbente Krishtit, Kishës Katolike, të bënte edhe veprime fetare të fshehta. Një kërkesë nga një familje, familja Nishi për të pagëzuar djalin, Toninin. Ai pranoi dhe e sollën fshehtas në një shtëpi, u bë pagëzimi. Ai ka qenë i survejuar nga Sigurimi i Shtetit, dhe vetëm për të ndjekur atë ishin 19 bashkëpunëtorë.

Blendi Fevziu19 spiunë?! Identifikohet kush ishte personi?

Nikolin Kurti: S’ka rëndësi!

Blendi Fevziu: Po prindi i fëmijës?

Nikolin KurtiU dënua edhe ai në gjyq.

Blendi Fevziu: Mesa di e pa fëmijëne  tij vetëm pasi ai ishte rritur. E ka parë djaline  tij adoleshent, ndërsa prifti u dënua me vdekje.

Nikolin Kurti: Ai sfidoi regjimin komunist të 1971-it që ishte shumë i fuqishëm sepse merrte ndihmë nga Kina.

Blendi FevziuPushkatimi i tij është ndoshta lajmi më i ndërkombëtarizuar nga Shqipëria komuniste në atë kohë.

Po çfarë tha Dom Shtjefen Kurti para se të vdiste?

Related article  Ne Theth PO NDODH luftë - Policia u drejton armë qytetarëve - PAMJE TË TMERRSHME (VIDEO-FOTO)

Nikolin KurtiVë duart në kokë po të lexosh pretencën..U dënua se kishte bërë sabotim. Kur të mblidhni hardhitë, mblidhini me rrënjë lart e me kokë poshtë, e kupton? Aty ku ai predikonte aty u bë gjyqi. Është procesverbali që mezi e gjeta dhe 3 fjalë të fundit. “Nuk kam shtyrë persona për të sabotuar. Rroftë Shqipëria, rroftë Kisha Katolike!” Pas kësaj u ekzekutua me pushkatim.

Ajo që është akoma më e dhimbshme është se eshtrat e priftit nuk u gjetën kurrë.

Related article  Aksîdent i gjashtëfishtë në qèndër të Vlorës, pamje nga vèndi i ngjarjes

Blendi FevziuKufoma e tij ishte marrë e përdorur si kadavër për eksperimente mjekësore, si kavie nga studentët e Mjekësisë.

Edhe pse sot është meshtar i shenjtë, Dom Shtjefen Kurti nuk ka një varr për t’i lënë një tufë lulesh. Mëkati i tij i vetëm ishte se bëri detyrën si prift!

Related article  “Abaz Aliu më shëroi, më pas u bëra Dervish”, historia e të riut që udhëtoi 4 orë i sëmurë në Tomorr

Published inLajme