Skip to content

Aksîdent i gjashtëfishtë në qèndër të Vlorës, pamje nga vèndi i ngjarjes

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në qendër të Vlorës pak orë më parë, pranë Postës Qendrore.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volkswagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare.

Si pasojë e këtij incidenti, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment, mes tyre edhe një mjet Hyundai i Prefekturës së Vlorës.

Related article  Nuk e ka bërë asnjë ekip i Ballkanit! Në Angli çuditen me tifozët e Shqipërisë, pushtim shqiptarësh

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme.

Përplasja ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve të tjera të cilet kane mbetur te shokuar prej pritjeve me ore te gjata ne trafik.

Related article  A po na helmojnë me dashje? Kjo që bën drejtori i AKU është një skandal i madh!

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe normalizimin e trafikut.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

Related article  Rama ia mori me bujë PD-se, drejtori i rendesishem largohet pas kater muajsh, dalin prapaskenat
Published inLajme