Gjëja më e bukur e Shqipërisë janë tifozët. Nëse Kombëtarja Shqiptare ka shkuar dy herë në Europian, tifozët shkojnë çdo vit në Europian dhe Botëror, nëse do të jetë krahasimi për mbështetjen që ata japin për ekipin, krahasimisht me tifozët e Kombëtareve të tjera. Kjo u pa më së miri edhe në Gjermani, ku tifozët shqiptarë ishin në mesin e 3 Kombëtareve më mbështetjen më të flaktë në Europian, pavarësisht se aspiratat e ekipit tonë ishin të vogla dhe ndodheshim në një grup të pamundur.

