Parashqevi Simaku më në fund do të takojë djalin e saj, dhe kjo do të ndodhët ditën e sotme sipas asaj që ka deklaruar Elton Ilirjani pas pak orësh pasi tani është mëngjes në USA.
Pritejes së saj prej më shumë se 10 vitesh do t’i vijë fundi. Kjo do të thotë se Parashqevi gjithashtu është mirë dhe me shëndet dhe është marrë dakordësia nga mjekët për takimin.
Ja çfarë thoshte Ilrjani më herët: “Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robert, djalin dhe Parashqevi Simaku do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë kërkoj publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe. Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun”-shkruan biznesmeni Ilirjani.
