Skip to content

I FUNDIT – Avion rrëzohet në mes të rrugës gjatë uljes së detyruar

Një avion njëmotorësh u rrëzua gjatë një uljeje të detyruar pasditen e së premtes (12 dhjetor) në rrugën Neckarauer Straße, në qytetin Mannheim.

Sipas gazetës Mannheimer Morgen, gjatë uljes së detyruar, avioni kaloi mes dy automjeteve të parkuara dhe u ndal në mes të rrugës, duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Related article  Sulm me thikë/ Humb jetën një person, gjashtë të tjerë plagosen

Në bord ndodheshin tre persona, dy burra dhe një grua. Piloti 23-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, një 37-vjeçar dhe partnerja 23-vjeçare e pilotit, pësuan lëndime të lehta. Të tre arritën të dilnin vetë nga avioni dhe u transportuan në spitale të zonës.

Related article  Gjendet në rrugë trupi i pajetë i një personi - Detajet

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se avioni është shkatërruar pothuajse plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta të zjarrfikëses, policisë dhe ekipeve të shpëtimit për të siguruar zonën.

Related article  Gjendet një trup i pajetë, ja kujt dyshohet se i përket/ Emri-Foto

Sipas policisë, po hetohet mundësia që një defekt në motor të ketë shkaktuar uljen e detyruar. Dëmet në avion vlerësohen rreth 400 mijë euro, ndërsa mjeti fluturues është tërhequr nga vendi i aksidentit.

Published inShowbizz