Skip to content

Berisha do t’i mbylle gojen, Salianji perplaset keq me te ne mbledhje: Me thuaj cili… me ndalon…(Zbardhen debatet)

Debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike kanë vijuar me tone të forta, ku Ervin Salianji i është drejtuar drejtpërdrejt kreut të PD-së, Sali Berisha, me një pyetje të drejtpërdrejtë mbi funksionimin e partisë dhe statutin e saj.

Sipas burimeve nga mbledhja, Salianji ka ngritur shqetësimin se drejtues të PD-së po pengohen të zhvillojnë takime me strukturat dhe anëtarësinë demokrate në bazë, duke e konsideruar këtë një devijim nga parimet e funksionimit të partisë.

Related article  Menaxheri i Rozanës plas bombën, Olta: Ke dhe motrën time aty, BB do e fitosh ti (VIDEO)

“Cili nen i statutit na ndalon të takojmë demokratët?”, mësohet të ketë pyetur Salianji Berishën gjatë diskutimeve në Kryesi, duke vënë në pikëpyetje kufizimet e vendosura ndaj aktiviteteve politike në terren.

Related article  'Ferri në tokë', digjet vendi, ja sa pritet te shkojnë temperaturat neser dhe zonat qe pervelojne

Burimet bëjnë me dije se kjo ndërhyrje ka shtuar më tej tensionet në mbledhje, e cila është shoqëruar me debate të ashpra dhe përplasje verbale mes drejtuesve. Pyetja e Salianjit është interpretuar si kritikë e drejtpërdrejtë ndaj mënyrës së drejtimit dhe vendimmarrjes brenda Partisë Demokratike.

Related article  Rama paralajmëron masa të rrepta: Për 30 vitet e ardhshme ...

Mbledhja e Kryesisë vijon ende, ndërsa deri në këto momente nuk ka një reagim apo qëndrim zyrtar nga Sali Berisha apo strukturat drejtuese të PD-së lidhur me debatin e zhvilluar.

Published inShowbizz