Skip to content

Rama paralajmëron masa të rrepta: Për 30 vitet e ardhshme …

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke falënderuar publikisht Policinë e Shtetit për ndërhyrjet e shpejta dhe arrestimin e personave përgjegjës. Ai i cilësoi zjarrvënësit si “psikopatë dhe kriminelë”.

Paralajmërim i Ramës: 30 vjet ndalim i lejeve të ndërtimit në zonat e djegura

Rama paralajmëroi masa ekstreme dhe afatgjata ndëshkuese kundër atyre që vënë zjarre me synimin për të përfituar nga hapësirat e djegura dhe për t’i shfrytëzuar ato për ndërtim.

Related article  Parashevi Simaku do të vijë në Shqipëri, ja kur

Kryeministri theksoi se masat do të synojnë të shmangin çdo lloj favorizimi të mundshëm pas djegies:

“Aty ku vihet zjarr, do të ndalet leje ndërtimi për 30 vjet. Nëse një territor hap oreks për të ndërtuar, digjet, aty për 30 vite s’do të jepet leja e ndërtimit. Që ta kenë të qartë të gjithë, se djegia nuk të sjell këto favorizime. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do të rimbillet,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se duhet rritur “forca goditëse e policisë” dhe puna operative në terren për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm.

Related article  Çfarë rezervon e shtuna sipas Paolo Fox?
Published inShowbizz