Skip to content

Si u shua miku im Xhevdet Ferri brenda 1 dite?! Ndriçim Xhepa kujton mes dhimbjes momentet e fundit

Aktori Ndriçim Xhepa, ka rrëfyer, kohë më parë, mes dhimbjes momentet e fundit të Xhevdet Ferrit.

Në një lidhje për “News 24”, ai pati thënë “se shkoi për ta parë në spital mikun e tij, ku po qëndronte prej një jave pasi u diagnostikua me kancer”.

“Mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë. Duke përjashtuar familjarët. Unë sa e mora lajmin që ishte shtruar në spital, kam shkuar aty. Bënë një lloj tolerance ata mjekët. Ndoshta bëra mirë, që shkova për ta parë.

Related article  'Ja kush e ka të blerë', Pak orë para finales, Ish-banorja e BBVA ngre dyshime të forta për manipulim të çmimit të madh

Nuk e di sepse ishte në gjendje shumë të rëndë. Ishte me frymëmarrje me aparat.

Kam komunikuar pastaj me të shoqen, nëse mund të bëhej ndonjë përpjekje. Por fundi ishte shumë i shpejtë, në 24 orë. Shumë e dhimbshme sepse ishim shumë miq bashkë.

Ne përkojmë edhe si kohë, si moshë kemi filluar në të njëjtën moshë bashkë. Kontributi më i madh i Xhodës ishte në një mori filmash që ka në kinematografi. Ishim bashkë te “Dasma e Sakos” te “Delegacioni|. Ishte vërtet një djalë i zgjuar, me shumë bagazh, një aktor me shumë shije”, tha Xhepa.

Related article  Alarm! Rrezja e raketave balistike të Iranit arrin shumë pranë Shqipërisë

“Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.

Related article  Miri hedh akuza të rënda ndaj Kiara Titos, që Luiz Ejlli nuk do e durojë dot (Video)

Fillimit të dhjetori jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital. Unë kam pasur disa lëvizje, por jemi takuar, e kisha pranë Xhevdetin bashkë me Viktorin. Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi”- vijoi Ndriçim Xhepa.

 

Published inLajme