Pak para se publiku të zbulojë fituesin e “Big Brother VIP Albania 4”, një postim i papritur nga ish-banorja Briseida Xhelaj ka ndezur rrjetin.
Në një postim në Facebook, Briseida ndau një foto të hyrjes së saj me partnerin Jori në “shtëpinë e 7 xhuxhave”, por ishte pikërisht mbishkrimi që bëri bujë:
“Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor… unë e di kush e ka të blerë çmimin.”
Deklarata e saj ka ngritur dyshime të forta për një fitues të paracaktuar dhe ka trazuar ndjekësit e formatit, veçanërisht në prag të natës finale.
Briseida dhe Jori ishin pjesë e formatit paralel “shtëpia e 7 xhuxhave”, por nuk arritën të hynin zyrtarisht në garën kryesore.
Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të menjëhershme dhe të polarizuara, ndërkohë që gara mes finalistëve Rozana Radi, Gesti, Egli dhe Laerti ka hyrë në fazën vendimtare.
A do të ketë surpriza sonte, apo parashikimi i Briseidës do të rezultojë i saktë?
