Skip to content

Shkon për të vizituar burrin në varreza, nusja korçare e pëson keq teksa vajtonte

Një grua e cila kishte shkuar në varreza për të qarë bashkëshortin e saj, e ka pësuar rëndë teksa kryente ritualet e rastit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.

Tek varrezat e qytetit, 49-vjeçares M.Z., banuese në Korçë, i kanë vjedhur çantën e dorës, ku kishte kartën e identitetit, një shumë lekësh dhe disa dokumente.

Related article  Egli merr surprizën e papritur në “Big Brother VIP”, takohet me ish-partnerin Olsi Bylyku: Erdha të të them disa fjalë zemre, nuk kam mundur…

Noa.al mëson se gruaja ishte ulur pranë varrit të shoqit për ta qarë, ndërsa çantën e kishte mbështetur mbi mermer.

Por e pushtuar nga hidhërimi dhe lotët, ajo nuk i ka kushtuar rëndësi çantës, veçse kur është ngritur për të ikur për në shtëpi, nuk e ka gjetur.

Related article  Tragjedi tek skuadra e Brazilit para ndeshjes me Argjentinën, vdes aksidentalisht...

E tronditur nga çfarë i ndodhi gruaja bëri denoncim në policinë e Korçës, duke thënë se në çantë kishte edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Related article  Edi Rama njofton lajmin e MADH: Me mua, do të kemi...

Ajo ka treguar para uniformave blu se nuk e ka parë personin që i mori çantën, për shkak se nuk ishte mirë dhe po vajtonte.

Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Published inLajme