Skip to content

Tragjedi tek skuadra e Brazilit para ndeshjes me Argjentinën, vdes aksidentalisht…

Një tragjedi ka tronditur përgatitjet e kombëtares braziliane për ndeshjen kundër Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pak para fillimit të seancës stërvitore të planifikuar në stadiumin Mané Garrincha në Brasilia, një punëtor i ngarkuar për ngritjen e një skene mbeti viktimë e një goditjeje elektrike vdekjeprurëse.

Related article  'Mallkimi' per fundjave, zjarret djegin Vloren, ndersa femija bie nga lartesia

32-vjeçari është ndihmuar menjëherë nga stafi mjekësor i pranishëm, të cilët kanë tentuar për një kohë të gjatë për ta ringjallur me manovra kardiopulmonare. Fatkeqësisht, pas rreth një ore përpjekjesh, ai u deklarua i vdekur.

Zjarrfikësja raportoi: “Ai ishte në arrest kardiak kur ekipet e shpëtimit mbërritën, përpjekjet për reanimim zgjatën rreth një orë, por rezultuan të pasuksesshme. Rrethanat e aksidentit janë ende duke u sqaruar”.

Related article  Gruaja shqiptare Mrika, malësorja që mori gjakun burrit, historia që u bë pjesë e një libri Best Seller në vitin 1909

Episodi tragjik preku në mënyrë të pashmangshme edhe kombëtaren braziliane të drejtuar nga Dorival Júnior, i cili po përgatitej të zhvillonte një nga seancat e fundit përpara se të nisej për në Buenos Aires. Stërvitja u shty me më shumë se një orë, por skuadra vendosi të vazhdojë përgatitjet për shkak të sfidës shumë delikate ndaj Albicelestes më 26 mars.

Related article  Lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët, ndërron jetë mjeshtri i madh i diplomacisë babai i gazetarit të njohur

 

Published inLajme