Skip to content

Egli merr surprizën e papritur në “Big Brother VIP”, takohet me ish-partnerin Olsi Bylyku: Erdha të të them disa fjalë zemre, nuk kam mundur…

Egli ka marrë një surprizë të papritur nga ish-partneri Olsi Bylyku në prime-n e “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të linjës së jetës.

Olsi Bylyku është shprehur se ka ardhur për t’i thënë asaj disa fjalë zemre, për mirënjohjen që ka treguar brenda shtëpisë.

Egli ka mbetur e shokuar nga ky takim, për të cilin tha se e priste prej kohësh.

Të dy kanë treguar se ruajnë respekt për njëri-tjetrin, kjo për pesë vitet e kaluara së bashku.

Related article  Vjedhja e shekullit! Dalin pamjet marramendese, Hajdutet si te 'La Casa de Papel' marrin miliarda pasuri ne LUVER (VIDEO)

Gjatë prime-t ata kanë zbuluar më tepër detaje nga arsyet që çuan në ndarje përfundimtare.

Olsi Bylyku: Në fakt kam ardhur të të them disa fjalë të bukura. Kam dashur të rri larg, por nuk kam mundur sepse njerëzit më kanë dërguar videot. Nuk befasohem nga argumenti se e di që e ke, më ka befasuar loja dhe mirënjohja që ke treguar ndaj meje. Marrëdhënia jonë u bë më e madhe se ne, ndarja jonë është një mesazh që ne gëzojmë respekt dhe mirënjohje.

Related article  URGJENTE, Cfare po ndodh ne Rinas, dy avione te mbushur me shqiptare per zgjedhje nuk ulen dot

Egli Tako: Kur u ndava e kam kërkuar këtë takim që po bëjmë sot dhe më duket pak si çudi që sot e kam përballë.

Olsi Bylyku: Jeta vazhdon për gjithësecilin prej nesh, pavarësisht për moshën së vogël që kemi pasur e gjërat e tjera, dhamë mesazhi sot që gëzojmë mirënjohje për njëri-tjetrin.

Related article  'Ai dinte shumë gjëra', Karamuço flet për prapaskenat e vrasjes në Vlorë: Viktima kishte informacione për..

Egli Tako: E kam thënë edhe tek kënga, mirënjohje. Nuk e harroj mirënjohjen. Kam zgjedhur të kem mirënjohje për suportin që më ke dhënë.

Olsi Bylyku: Dhe unë erdha të të them disa fjalë zemre që e ke bërë me ndjesi. Besoj që kurrësesi gjith jetës sonë do të jemi duke kërkuar dashurinë e jetës. Ti je dhuratë për një partner. Për moshën tonë ne ishim të vegjël.

Published inLajme