Skip to content

Serbia kërkon të vijë në Tiranë me tifozët, ja përgjigjia befasuese e UEFA-s

Serbia dhe Shqipëria janë në të njëjtin grup në kualifikueset e Botërorit 2026.

Megjithatë serbët nuk do të kenë me vete tifozët në ndeshjen e Tiranës.

Serbia u dënua për sjelljen e tifozëve kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve, atje ku UEFA vendosi një gjobë financiare prej 170 mijë eurove, mbylli pjesërisht tribunat për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi dhe njëkohësisht i ndaloi udhëtimin e tifozëve për dy ndeshjet në transfertë.

Related article  I mban mamanë dhe pas ndarjes! Gert Vaso befason me deklaraten per Eneda Hoxhen: Ajo donte t'i bente te gjitha me

Në fillim Serbia do të luajë kundër Austrisë në Vjenë dhe në Beograd, sa i përket play-off në Ligën e Kombeve.

Më pas ndeshja e parë e Serbisë në kualifikueset e Botërorit do të jetë kundër kuqezinjëve në transfertë.

Related article  Lajm i fundit – Tërmeti i fuqishëm trondit qytetin e banuar nga shqiptarët

Serbia ka apeluar dënimin e UEFA-s duke kërkuar që të ketë tifozët në Tiranë dhe dënimi të kishte një ulje të ndëshkimit, megjithatë UEFA ka reaguar negativisht duke konfirmuar se serbët nuk do të udhëtojnë në Shqipëri.

Related article  Sulmuesi kuqezi për ndeshjen me Serbinë: Ja plani ku do ua bëj shqiponjën

Shqipëri – Serbi luhet më 7 qershor në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”, sfidë e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Published inLajme