Fituesi i “Ferma VIP”, Dijonis Biba, ka reaguar menjëherë pas lajmeve në rrjetet sociale se ai po hetohej nga policia për shkak të bastit të fituar ne skedine sportive prej 55 mijë eurosh.
Dijonis Biba tërhoqi vëmendjen e opinionit publik pasi shpërndau një skedinë ku kishte vënë bast 10,000 euro për fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë, bast që rezultoi fitues me një vlerë prej 55,000 euro.
Megjithatë, ky veprim sipas burimeve policore po hetohej, pasi bastet sportive janë të ndaluara me ligj në Shqipëri dhe prej disa vitesh ato veprojne vetem ne te zeze.
Ne keto kushte, ku nuk dihet nese per ti dhene fund spekulimeve, apo nga frika se mund te procedohej penalisht nga policia, Dijonis Biba ka postuar një sqarim në InstaStory, duke treguar qartë se nuk ka qenë ai personi që e ka vendosur bastin.
Ai ka ripostuar foton e skedinës ku shkruhej: “Heu kush e ka fut kyt bilet more?” dhe ka shtuar një mesazh të drejtpërdrejtë: “Në asnje moment nuk kam thënë që e kam vendos un. Pse hapni panik kot.”
Ne fakt, e verteta eshte se cdo i burgosur thote jam i pafajshme dhe cdo i arrestuar thote nuk e bera une. Por nuk dihet nese ky eshte rasti, ku edhe Dijonisi eshte zbythur nga frika e policise, apo eshte e vertete qe nuk ka qene skedina e tij
Megjithate, ky reagim hedh poshtë versionin e hetimit, duke treguar se Dijonis Biba po distancohet nga akuzat për shkelje të ligjit, por kjo nuk do te thote se ai bast nuk eshte vene nga dikush ne Shqiperi, qofte ai Dijonisi, apo ndonje tjeter.
