Skip to content

‘Amerika’ në SPAK – Trondit Karamuço: Tani do të arrestohet …

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar rëndësinë e vizitave të shpeshta të diplomatëve amerikanë dhe të tjerë të huaj në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në Shqipëri. Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se këto vizita shpeshherë paraprijnë arrestime të rëndësishme.

“Vizitat e herë pas hershme të diplomatëve, gjithmonë pasohen nga një arrestim i madh. Na kanë ndodhur herë pas here, kur ka shkuar anglezi, amerikanët na kanë dalë përshtypjet. Është si një mesazh mbështetjeje,” – deklaroi Karamuço, duke nënkuptuar se prezenca e diplomatëve të huaj në SPAK shërben si një sinjal i fortë mbështetjeje ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Related article  Vrasje me armë zjarri - Identifikohen viktima dhe autori

Karamuço gjithashtu u ndal në debatin aktual për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke theksuar kontributin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në këtë proces. “Amerika ka dhënë kontribut, edhe në testimet e para, trajnimet që ka pasur. Sot ishte testi fizik, në repartin e RENEA-s, u zhvilluan që në mëngjes,” – tha ai, duke vënë në dukje se mbështetja amerikane për SPAK dhe BKH, ndonëse mund të jetë reduktuar në përgjithësi, nuk do të përfundojë.

Related article  'Do vish të bëjmë një tr*she...' Trondit aktori i madh shqiptar me pyetjen qe i ben troc...

Eksperti i kriminalistikës e interpretoi prezencën e diplomatëve si një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë gjithmonë pranë këtyre institucioneve dhe nuk do të tërhiqen nga mbështetja e tyre. Ai sugjeroi që vizitat e diplomatëve shërbejnë për të forcuar moralin dhe pavarësinë e prokurorëve dhe hetuesve të SPAK në punën e tyre të vështirë dhe shpesh sfiduese.

Related article  Ndihmoi gjithë natën të mbijetuarit, ndërron jetë shoferi i ambulancës në Koçan
Published inLajme