Skip to content

Oh Zot ça bëra! Vajza e vogel pa babain të…! Dalin detajet e vrasjes së burrit nga gruaja në Sarandë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, ku Elvira Tahiraj vrau me sëpatë bashkëshorti ne saj Llazar Tahiraj.

Në “Shqipëria Live”, gazetari Enrik Mehmeti shprehet se fqinjët tregojnë që autorja vuante nga probleme të shëndetit mendor, por dhe nga epilepsia. Pikërisht problemet e saj, dyshohet se janë shkak për krimin. Ai shtoi se viktimën e ka gjetur e para vajza e çiftit, e më pas në shtëpinë e tyre kanë shkuar dhe fqinjët.

“Fqinjët thonë se Elvira vuan nga epilepsia, që shpesh herë bashkëshorti nëpërmjet makinave të fqinjëve e transportonte në spital. Zonja e shfaqte paqëndrueshmërinë kur dilte nga banesa, pasi shumicën e kohës qëndronte brenda.

Related article  I mori nusen Bes Kallakut? Ledri Vula thyen heshtjen për Xhensilën: Kemi shumë…

Kush është 49-vjeçarja që vrau bashkëshortin me sëpatë, dyshohet se vuan nga…
Edhe kur policia e ka marrë në pyetje, janë shfaqur këto probleme duke e vërtetuar këtë dyshim. Nuk ka dyshime se ai ushtronte dhunë apo ishte i alkoolizuar. Në familje punonte Llazari, gruaja qëndronte gjithmonë në shtëpi. Banon me qira, gjendja e tyre ishte e vështirë ekonomikisht. Ata kishin shkuar në Metoq nga zona e Kolonjës për një jetë më të mirë.

Related article  E rëndë! Gjykatësi gjendet i vdekur. Reagon Policia: Ja çfarë dyshohet

Krimin e zbuloi vajza e familjes, është dëgjuar nga fqinjët ulërima e saj dhe ndërhynë për ta çuar viktimën në spital por ishte tepër vonë. Gruaja nuk ka bërë asnjë rezistencë kur ka mbërritur policia, ka pranuar dhe krimin. Ka qarë duke shpjeguar krimin, duke thënë “O çfarë kam bërë?’.

Krimi TRONDITËS në Sarandë/ 49-vjeçarja vrau burrin me sëpatë, në shtëpi ishin dhe fëmijët
Fqinjët shprehen se i kanë thënë Llazarit gjithmonë që të ndahej nga bashkëshortja meqë ajo nuk ishte e shëndetshme nga ana mendore, por ai asnjëherë nuk e la, gjithmonë përpiqej të siguronte të ardhura dhe të kujdesej për të. Viktima nuk përshkruhet si problematik, por si një njeri punëtor dhe i qetë. Asnjë nga fqinjët nuk thotë se është problematik. Ai nuk lejonte as njerëzit të flisnin keq për bashkëshorten që vuante nga problemet mendore. Nuk thuhet se kanë pasur konflikte, por vetëm gjendja e autores shihet si shkak për krimin.”– tha ai.

Related article  "Kuqja intelektuale, çifti i tregut çam....", Dalim postimet, çfarë shkruante Rozana për Nedën: Do e shtyp me makinë

 

Published inLajme