Skip to content

Një muaj i shtruar në spital, ja ç’ndodhi sot me ish-ministrin Beqaj – Detajet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është kthyer në qelinë e tij në burgun e Durrësit pas një trajtimi mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmuan se ai u kthye në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) pas stabilizimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Related article  Rama vendim e forte për Ksamilin e Dhërmiun: Sezonin tjetër…

Beqaj u dërgua në spital pas shfaqjes së një alergjie akute, shoqëruar me temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë. Ai u trajtua në shërbimin e alergologjisë dhe, sipas burimeve, gjendja e tij është stabilizuar.

Related article  Parashikimi i motit per diten e sotme - E Hene (1 Shtator)

Beqaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg” prej rreth një viti, lidhur me dosjen SASPAC. Ai është gjithashtu i pandehur në procesin gjyqësor për çështjen e njohur si “Sterilizimi”, ku akuzohet se ka nënshkruar një kontratë koncesionare në kundërshtim me ligjin, duke shmangur konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj.

Related article  Hëna e Re te Luani hap një cikël të fuqishëm, Meri Gjini zbulon si do ndikojë te secila shenjë e Horoskopit

Në qershor, SPAK-u kërkoi nga Gjykata e Posaçme që të deklarojë fajtorë tetë bashkë të pandehurit e Beqajt, të cilët po gjykohen në një proces të veçuar nga ai.

Published inShowbizz