ipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime të herëpashershme vranësirash të pakta deri mesatare, sidomos në zonat kodrinore e malore gjatë mesditës dhe pasdites.
Era dhe valëzimi i detit
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë zonave bregdetare dhe luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet të jetë i ulët, i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat në disa qytete kryesore
Temperaturat do të jenë në rritje, duke shënuar:
- Shkodër: 15/31°C
- Kukës: 12/31°C
- Tiranë: 16/31°C
- Durrës: 16/30°C
- Vlorë: 15/31°C
- Gjirokastër: 11/32°C
- Korçë: 10/28°C