Skip to content

Rama vendim e forte për Ksamilin e Dhërmiun: Sezonin tjetër…

Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërhyjë me masa “drastike” për menaxhimin e bregdetit jugor. Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ksamili dhe Dhërmiu do të kthehen tërësisht në plazhe publike dhe do të menaxhohen nga bashkitë. Ky vendim vjen si pasojë e kritikave të ashpra për menaxhimin kaotik të sezonit turistik.

Related article  VIDEO/ Ja si reagoi Jozi dhe Gjesti kur u lexua vendimi i përjashtimit

Rama: “Plazhi i Ksamilit, një perlë e dhunuar”

Në deklaratën e tij, Rama përdori fjalë të forta për të përshkruar situatën, duke e quajtur plazhin e Ksamilit një “plazh të dhunuar”. Ai theksoi se kjo “perlë e natyrës shqiptare” nuk mund të jetë më pre e “injorantëve” që e shohin atë si një tokë për t’u pushtuar.

Related article  Një dron për Sarën dhe Fitimin, reagon i tensionuar Driloni

Kryeministri kritikoi ashpër sjelljen e subjekteve private, të cilët, sipas tij, i trajtojnë turistët “si skllevër” dhe vendosin çmime të larta për shërbime në plazhe me dendësi të paimagjinueshme.

Mbrojtja e imazhit të turizmit shqiptar

Sipas Ramës, ky menaxhim i papërshtatshëm lëndon imazhin e turizmit shqiptar dhe është i papranueshëm. Vendimi për t’i hequr plazhet nga menaxhimi privat synon t’u rikthejë ato qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar shërbime cilësore dhe duke ruajtur bukurinë natyrore të zonave. Kjo lëvizje shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën e qeverisë ndaj turizmit dhe menaxhimit të burimeve natyrore.

Related article  Arbana i zbulon ‘sekretet’ Flori Mumajesit, ja çfare po ndodh me këngëtarin, pritet që...
Published inShowbizz