Skip to content

Nesër priten reshje intensive shiu, IGJEO paralajmëron vërshime në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) kanë paralajmëruar për reshje të dendura bore dhe shira intensive në pjesë të ndryshme të vendit gjatë ditës së sotme (12 janar) dhe nesër (13 janar).

Zonat e prekura sot pasdite nga reshjet e dëborës do të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore, në lartësi mbi 300 metra nga niveli i detit.

Related article  Merkato - Mediat: S’do ta besoni se ku pritet të luajë Jasir Asani

Ndërkohë, qarku Vlorë do të përballet me reshje shumë intensive, ndërsa reshje intensive priten në qarkun Gjirokastër. Qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë do të kenë reshje mesatare deri intensive, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të përjetojë reshje mesatare dhe të dobëta.

Related article  Hiqet 'Non Grata' per Berishen, gazetari i famshem amerikan e konfirmon: Pyeta DASH dhe me tha... (FOTO)

Sa i përket ditës së nesërme, më 13 janar, reshjet do të jenë më të dobëta, por shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për periudha të shkurtra mund të shkaktojnë vërshime në zonat urbane, veçanërisht në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Related article  TMERR NË AJËR! Rrëmbim, therje dhe të shtëna në një avion

Sa i përket temperaturave, minimalja dhe maksimalja e ajrit pritet të arrijnë në bregdet 5 – 12°C, në ultësira 5 – 10°C, në zonat malore -4 – 4°C.

Published inLajme