Skip to content

Vrasje ne Tirane, identifikohet viktima, ja dyshimet e policise

Një ngjarje e rëndë është raportuar në sallën operative të Policisë Tiranë, ku një telefonatë ka lajmëruar për një plagosje me armë zjarri pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta.

Pas verifikimit të kryer nga autoritetet është konfirmuar se një person është vrarë.

Related article  Aks*dent tr*gjik me makinën e ushtrisë/ Një nga v*ktimat biznesmeni i njohur shqiptar (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, bën me dije gazetarja Anila Hoxha.

Related article  Termeti i fuqishem godet Tiranen e Durresin, njerezit zgjohen te tmerruar (FOTO)

Policia thotë se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Related article  LAJMI I FUNDIT - Ngjarja e rende trondit Vloren, humb jeten femija 10 vjecar (FOTO)

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Published inLajme