Skip to content

Natë kritike për Kryepeshkopin Janullatos, mediat greke: Mjekët po bëjnë përpjekje mbinjerëzore

Mbrëmja e sotme konsiderohet e vështirë dhe kritike për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos i cili ndodhet i intubuar dhe në gjendje veçanërisht kritike në repartin e terapisë intensive (ICU) të spitalit “Evangelismos” të Athinës.

Related article  LAJM I FUNDIT – Sërish përplasje e madhe mes policisë dhe banorëve

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas është rënduar më tej që nga mbrëmja e së enjtes, kur ai ka shfaqur një përkeqësim të menjëhershëm dhe të shpejtë të shëndetit të tij, i cili sipas burimeve shumë të mirëinformuara të parapolitika.gr ka sinjalizuar një “alarm të kuq” në ICU të “Evangelismos”.

Related article  E fundit/ Kandidati për deputet ikën nga PD, do jetë në listën e PS-së

Vihet re se kryepeshkopi Anastasi prej shumë ditësh po përballet me probleme shumë të rënda në organe të ndryshme vitale, ndërkohë që mjekët dhe infermierët e terapisë intensive të ICU “Evangelismos” po bëjnë tashmë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur në jetë.

Related article  Edi Rama tregon se kur do tërhiqet nga PS dhe kryeministria
Published inLajme