Skip to content

Keni bërë plane për fundjavën? Zbuloni fillimisht si do të jetë moti

Sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.

Hakil Osmani: Edhe fundjava sjell maksimume që do të jenë në vlerën 20 gradë Celsius në orët e mesditës së ditës së shtunë. Po ashtu, dita e shtunë do të sjellë intervale të gjata me kthjellime pothuajse përgjatë gjithë ditës. Në zonat malore do të kemi kalime të lehta të vranësirave. E shtuna, temperatura do t’i ketë në rritje të tyre, duke bërë që të regjistrohen në qytete të zonave malore vlera edhe në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në Ulëtsirën Perëndimore mbeten në vlerën 20 gradë Celsius.

Related article  Sondazhi i Euronews! Nese zgjedhjet mbahen sot ja si ndahen mandatet ne Qarkun Tirane, PS nuk merr dot...

Ndërkohë, dita e dielë do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar, por nuk priten reshje shiu.

Hakil Osmani: Është dita e dielë ajo që do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 19 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonën malore do të luhaten nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Mëngjeset ditën e dielë do të kenë rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të ngjiten 2 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 5 dhe shumë pranë vlerave 10 gradë Celsius.

Related article  E trishtë! Prej vitesh kontribuoi në Shqipëri, ndahet nga jeta Komisari…
Published inLajme