Skip to content

Edi Rama tregon se kur do tërhiqet nga PS dhe kryeministria

Kryeministri Edi Rama është i bindur në fitore për një mandat të 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Megjithatë, kryesocialisti ka treguar se kur ka në plan të tërhiqet nga politika.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Edi Rama u pyet nga drejtuesi Blendi Fevziu nëse do të largohet nga drejtimi i PS nëse humbet zgjedhjet.

Sipas Ramës, ka vetëm 2 rrugë që ai mund të largohet nga zyra e Kryeministrisë; vota e qytetarëve dhe kur ta vendosë vetë tërheqjen politike. Sipas tij, vota kundër nuk ka gjasa të ndodhë, kështu që vendimi i mbetet vetë atij.

Related article  Rrjeti surprizohet nga kënga e re e Parashqevisë (Video)

Blendi Fevziu: Nëse do humbni zgjedhjet, do largoheni nga drejtimi i PS?

Edi Rama: Ne kemi 74 mandate, nuk kemi asnjë qark ku ne mund të humbim një mandat nga këto që kemi. Në Shkodër ne kemi 3 nga 11. Rezultatin më të keq kemi marrë herën e kaluar.

Me çfarë ka sot Shkodra, ne minimumi do marrim 1+. Në Lezhë po them le të rrimë ashtu siç është. Në Tiranë ka 2 deputetë që janë shtuar, ne jemi sot që flasim jemi 18, nuk humbim mandat në Tiranë. Në Durrës nuk ka shans që ne ta humbim 8, mund të marrim 9.

Related article  Per inat te Metes, Manjani behet prape me PS, sulmon ashper deputetin e PD

Në Elbasan është e sigurt që do marrim 1 më shumë. Në Fier do kthejmë në shtëpi mandatin e 10. Të tjerat do rrinë stabël. Mund të ketë lëvizje në Vlorë. Dy rrugë ka që unë të largohem nga zyra e Kryeministrit.

Related article  URGJENTE - Ndryshojne rregullat per te udhetuar ne Europe. Qeveria shqiptare njofton qytetaret se do te kete penalizime...

E para, të më votojnë shqiptarët kundër, nuk diskutohet që unë jo Kryeministër po nuk ka asnjë shans që unë të bëj bufin socialist të kënetës, por duhet ta mësosh, unë do iki kur ta vendos unë. Kur ta vendos unë do iki. Votat patjetër, por nuk do vijë puna te vota. Kur ta vendos unë do iki nga politika.

Published inLajme