Skip to content

Per inat te Metes, Manjani behet prape me PS, sulmon ashper deputetin e PD

Të ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, Ylli Manjani dhe Kelvis Balliu u përfshinë në një debat të ashpër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Duke parë pretendimet e Balliut, Ylli Manjani u revoltua duke i thënë atij se PD-ja është pabesueshme në akuzat për vjedhje në zgjedhje, pasi sipas tij PD-ja duhet të kishte minimalisht letrat e procesit për të dokumentuar saktë vjedhjen që pretendon.

Related article  Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, cfare po ndodh ne qytetin e serenatave

Manjani e quajti të gabuar që PD-ja ia faturon humbjen personave të tjerë, sipas tij duke iu rënë në qafë kot, ndërkohë që nuk fiton që nga viti 2011.

Balliu iu përgjigj se nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur, sipas tij, personat me precedentë kriminalë ndërhyjnë në proces, ndërsa policia nuk vepron. Manjani iu përgjigj ashpër duke thënë se policia është neutrale dhe nuk i lejohet ndërhyrja në zgjedhje.

Related article  I ziu Veliaj ka paguar miliona në Amerikë! Andi Bushati zbulon fatin e zi që e pret Kryebashkiakun

Në vazhdën e debatit, Balliu i kujtoi Manjanit periudhën kur ishte ministër i Drejtësisë, duke i thënë: “Po ti pse si ministër kërkove ndërhyrjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit?”

Manjani tha se shumë mirë bëri që e kërkoi, por që është penduar kur kuptoi se si qëndron gjërat.

Pjesë nga debati në studio:
Manjani-Balliut: “Keni harruar të fitoni që nga 2011, nuk fitoni, dhe ia vendosni fajin banditëve ju.”

Related article  Per meritat e Termet Peçit ne sportin e 'Gyp Gyp', vëllait i dhurojne per privatizim bazën ushtarake të Porto Palermos

Balliu-Manjanit: “Po ti ke qenë ministër i Drejtësisë kur ke kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë kundër trafikut të drogës.”

Manjani – Balliut: “Po mirë, kam bërë mirë, por kur ju pashë që ju ulnit kokën, u bëra pishman. Kur ju shihja që i rrinit drogës te koka dhe merrnit paratë nga droga, u bëra pishman”, tha Manjani.

Published inLajme