Skip to content

“Kush mendon ndryshe është qelbësirë”- Egla reagon sërish pasi tha se “Gjesti nuk e fiton BBVA”

Aktorja Egla Ceno ishte së fundmi e ftuar për një intervistë në RTSH, ku ndër të tjera u pyet edhe për “fenomenin” e momentit, Gjestin.

E pyetur nëse e sheh Gjestin fitues, Egla tha: “Një djalosh kosovar në Big Brother të Shqipërisë. Jo, nuk e shoh atë fitues”.

Kjo deklaratë e Eglës u bë menjëherë virale në rrjet, duke u kritikuar jo pak për etiketimin që i bëri Gjestit.

Related article  'Kamping është për fakirët', Gerta Gixhari fyen rende pushuesit ne televizion kombetar (VIDEO)

Për të sqaruar dhe njëherë deklaratën e saj, fituesja e Big Brother VIP Albania 3 ka reaguar përmes një shkrimi në InstaStory, duke kritikuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe se “të jesh kosovar është krenari”.

Related article  Sot mori lajmin e zi nga SPAK! Belinda Balluku ben deklaraten e forte per Nanon

“Të gjithë ata injorantë që janë prekur nga fjala “Kosovar”, ju bëj me dije se jeni fundi i fundit! Të jesh Kosovar është krenari! Kush mendon ndryshe është një qelbësirë. Tung! Lovju Kosova, Lovju Kosovarë“, shkruan aktorja në InstaStory.

Related article  Detaje të Reja për Katastrofën Ajrore të Air India: Dyshohet se Kapiteni Vuante nga …

Published inShowbizz