Skip to content

880 mijë euro shpenzime, por Klea Huta i del në mbrojtje Erion Veliajt: “Forca lali…”

Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Veliaj dyshohet për përfshirje në një skemë korruptive që përfshin shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash.

Related article  Aksident i tmerrshëm! Humb jetën fëmija

Në këtë skemë janë përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe disa biznesmenë të njohur.

Hetimet kanë zbuluar se, gjatë katër viteve të fundit, Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë shpenzuar mbi 880 mijë euro për blerje online, shpenzime këto që dyshohen të jenë financuar nga fondet publike të përvetësuara në mënyrë të paligjshme. Këto zbulime kanë ngritur shqetësime të mëdha në opinionin publik dhe kanë nxitur debate të ashpra mbi integritetin e zyrtarëve publikë.

Related article  Zbulohen dy banorët e rinj të “BB”, një prej tyre dikur sherr banal me Laert Vasilin

Në lidhje me këtë çështje, personazhi i njohur publik, Klea Huta, ka reaguar në mbrojtje të Veliajt. Në një koment në postimin e reagimit të Veliajt në Instagram, ajo ka shkruar: “Forca Lali”, duke shprehur kështu mbështetjen e saj për kryebashkiakun e arrestuar.

Related article  Alarm! Zbulohet paraziti i rrallë që ha mish njerëzor

Published inShowbizz