Skip to content

Detaje të Reja për Katastrofën Ajrore të Air India: Dyshohet se Kapiteni Vuante nga …

Hetimet për rrëzimin tragjik të avionit të Air India në qershor, vetëm pak minuta pas ngritjes nga Ahmedabad, Indi, ku humbën jetën 260 persona, kanë nxjerrë në dritë detaje të reja shqetësuese.

Sipas burimeve mediatike, kapiteni i avionit, Sumeet Sabharéal, dyshohet se vuante nga depresioni. Sabharéal, një pilot me përvojë, mendohet të ketë përjetuar një humbje të rëndë me vdekjen e nënës së tij disa vite më parë dhe së fundmi ishte zhvendosur për të jetuar me babanë e tij të vetëm. Ndërkohë, bashkëpiloti Clive Kundar kishte një karrierë të gjatë fluturimesh dhe kishte kaluar të gjitha testet psikologjike dhe fizike të nevojshme.

Sipas hetimeve paraprake, nuk është gjetur asnjë defekt mekanik në avion. Teoria kryesore e hetimit tani përqendrohet tek ndërprerja e karburantit si shkak i fikjes së motorëve menjëherë pas ngritjes. Në regjistrimet e zeza të avionit, dëgjohet njëri nga pilotët duke pyetur tjetrin se pse ishte ndërprerë rrjedha e karburantit, duke marrë si përgjigje: “Nuk e kam bërë unë.” Në momentin e incidentit, bashkëpiloti mbante komandën e fluturimit, ndërsa kapiteni ishte në rolin mbikëqyrës.

Raporti paraprak tregon se pasi çelësat e kontrollit u kthyen në pozicionin “normal”, motorët duhej të rifillonin automatikisht, por vetëm njëri motor e rifilloi punën pak çaste para përplasjes, ndërsa tjetri nuk arriti të gjenerojë fuqi të mjaftueshme. Funksionimi i çelësit të kontrollit të karburantit po konsiderohet si një çështje kyçe në hetim, pasi ndërprerja e karburantit ndodhi vetëm disa sekonda pas ngritjes.

Pas kësaj tragjedie, linjat ajrore indiane kanë nisur inspektime të brendshme të menjëhershme për mbi 150 avionë Boeing 787 dhe 737, dhe disa avionë janë pezulluar për kontroll të detajuar, duke theksuar angazhimin për të garantuar sigurinë e udhëtarëve. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e rrëzimit fatal.

Published inShowbizz