Skip to content

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në Bresje të Fushë Kosovës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës policja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka bërë të ditur se një vetura ka goditur një këmbësor, ku si pasojë e aksident ka humbur jetë.

Related article  Sapo ndodhi! Një tjetër tërmet godet vendin. Lëkundjen ndihen dhe në Tiranë – Ç’thonë ekspertët

Ahmeti ka njoftur se vdekjen e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Related article  VIDEO - Plagoset i riu ne Durres! U qellua me arme sapo doli nga lokali, nje person i erdhi...

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/

Related article  'Doktor, ty të kanë frikë', Kandidati i PD shperthen ndaj socialistëve: Do t’ju hamë të gjallë nëse...
Published inLajme