Skip to content

E rëndë! Ky është 18-vjeçari që dyshohet se kreu vetëvrasje në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kqiq i Madh, në Mitrovicë të Jugut, ku një i ri është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se ka tentuar vetëvrasje.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku një person dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie.

Related article  'Ia mora jetën se nuk më linte të...' – Vajza në Fier mbyti me tel babain, tronditese cfare beri nëna

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësitë e NJRSH-së si dhe emergjenca.

Rreth orës 18:40, viktima është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Bajr – Mitrovicë Jug, por sipas mjekut kujdestar është konstatuar se i njëjti ishte pa shenja jete.

Related article  Lajm i keq nga SHBA! E paralajmëron diplomati i njohur amerikan: Me Shqipërinë...

Viktima është identifikuar si Arlind Rudhani, 18-vjeçar.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas veprimeve hetimore.

Published inLajme