Skip to content

Dy jave pa vdekjes se Shpat Kasapit, Selvije Jaho merr vendimin e papritur

Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të! Ka qenë vetë Selvija ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar dy bileta avioni, të sajën dhe birit të vogël, Roelit.

Related article  Ngjarje e rende ne vend, ka viktima

E “thyer” që në këtë rrugëtim të tyre mungon Shpati, Selvije shkruan: “Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”.

Ajo është dashur të kthehet në Itali, aty ku së bashku me këngëtarin kishin vendosur që të jetonin për shkak të vizitave dhe kujdesit mjekësor që i duhet djalit të tyre, Roelit.

Related article  Baton Haxhiu: Nuk them sa i korruptuar është Berisha, por mesojeni tani djali dhe vajza e tij kane

Por, fatkeqësisht planet e tyre për të qëndruar dhe luftuar të tre u shkatërruan mbrëmjen e 26 nëntorit kur zemra e Shpatit i tradhtoi.

Këngëtari mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas në dhimbje të thellë Selvijen, birin e tyre, dhe të gjithë familjarët, miqtë dhe fansat të cilët derdhën lot për humbjen e tij.

Related article  'Zemrat e mia, ma keputët shpirtin', Hapen dyert e mortit per dy vëllezërit e mbytur në Shkumbin, familja ben reagimin e forte
Published inShowbizz