Një burrë ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor. Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme., raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa.
Viktima është shtetasi Xhoxhi Prifti, 62 vjeç. Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
