Samir Mane: Na kanë kontaktuar pasi kanë marrë pasqyrat tona financiare, për sqarime në raport me pasqyrat tona financiare. Edhe mua më kanë kontaktuar 1 muaj pasi kanë parë pasqyrat tona financiare. E çuditshme ishte që pas një takimi shkuam të hamë drekë dhe dreka bënte diku 80 Dollarë, ai e pagoi vetë drekën.
Blendi Fevziu: Bënte 80 Dollarë dhe ti deshe ta paguaje?
Samir Mane: Normal, dhe unë i thashë që ky është një kod shqiptari. Jo tha, më vjen keq, unë duhet ta paguaj drekën vetë. Nxorri kartën e kreditit.
Blendi Fevziu: Se nuk e lejonte kompania që t’i paguaje drekën.
Samir Mane: Ndoshta prej asaj gjëje. Unë i thashë që do ta bëj publike këtë fakt, bëje tha, s’kam asnjë lloj problemi.
Blendi Fevziu: Pra ai erdhi të numëronte sa miliarda ishin këtu dhe 80 Dollarë të drekës e pagoi vetë.
Samir Mane: 20, sepse 80 bënte gjithë dreka. 20 Dollarë të vetat i pagoi vetë. Tonat nuk i pagoi.
Blendi Fevziu: Dhe nuk pranoi që t’ia paguaje ti as 20 Dollarëshin?
Samir Mane: Po.
Blendi Fevziu: Sa ishte ekipi i Forbes që erdhi dhe bëri kërkime në Shqipëri?
Samir Mane: Nuk e di sa janë marrë me analizën, por 1 që ishte kryesori u mor gjatë me analizën, me shumë pyetje, natyrisht me stafin tim jo me mua, për pyetje-përgjigje në raport me pasqyrimet që kishim ne në pasqyrat financiare.
Blendi Fevziu: Sa zgjati ky proces i Forbes?
Samir Mane: Besoj që ka zgjatur 6 muaj.
Blendi Fevziu: Ata morën vetëm pasqyrat financiare të kompanive në Shqipëri apo dhe të kompanive tuaja jashtë?
Samir Mane: Të gjitha kompanive në çdo cep të planetit ku jemi, në Amerikë, në Kanada.