Skip to content

Foto/ Në gjendje të rënduar psikologjike pasi arrestoi djalin e Samir Manes, ja kush është polici që u hodh nga kati i 11

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore u rrëzua nga kati i 11-të i një pallati në zonën e “Xhamllikut”.

Dyshohet se polici është vetëhedhur nga pallati ndërsa ka rënë fillimisht mbi telat e internetit dhe më pas në tokë.

Ndonëse kabllot i kanë ndaluar shpejtësinë, 57-vjeçari Azbi Spahiu ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës.

Related article  Pas 24 oresh rritet sërish çmimi i karburanteve, sa do të kushtojë një litër naftë dhe benzinë

Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës tha se po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Lexo edhe: Ekskluzive/ AMP nisi hetim ndaj tij pasi prangosi djalin e Samir Manes, polici pas pak ditësh bie nga kati i 7-ë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë ku një polic ka rënë nga kati i shtatë i një pallati, bëhet fjalë për Azbi Spahiun 57-vjeç.

Spahiu pak ditë më parë arrestoi djalin e Samir Manes, pasi ky i fundit ishte i dehur në timon dhe përplasi disa makina.

  1. (Lexo edhe) I dehur në timon, përplasi disa automjete dhe u përlesh me policët – arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane

Njoftimi i sotëm i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Burime për Maska.al bëjnë me dije se APM-ja Tiranë nisi hetim ndaj tij oficerit për ekspertim të remë në rastin e djalit të Samir Manes.

Related article  Partia e Lirisë harron Ilir Metën në burg, ja veprimi i turpshëm që kanë bërë

Ju bëjmë me dije gjithashtu që në rastin e parë kur u arrestua djali i Manes, polici reagoj shumë vonë për njoftimin e ngjarjes.

Related article  Histori si në filma! Ish-eskortes nga Tirana i propozon per martese ish-klienti i saj personazh ne TV

 

Published inLajme