Skip to content

Pas 24 oresh rritet sërish çmimi i karburanteve, sa do të kushtojë një litër naftë dhe benzinë

Nisja e javës pas një fundjave të gjatë pritet t’i gjejë shqiptarët me çmime më të lritura të karburanteve në treg.

Burime nga tregu bëjnë me dije për skyweb.al se çmimi i naftës dhe i benzinës pritet të rritet që nga mbrëmja e sotme me rreth 5 deri në 6 lekë për litër. Me këtë ndryshim, një litër karburant do të arrijë në 198 deri në 199 lekë, nga 194 deri në 195 lekë për litër që është aktualisht.

Related article  Ditët më te mira të vitit! Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që do të kenë fat dhe rritje të ardhurash deri në fund të Marsit!

Në disa pika karburanti ka nisur ndërkohë edhe ndryshimi i tabelave elektronike të çmimeve, ndërsa në të tjera përditësimi pritet të bëhet gjatë natës.

Related article  Dhimbje e madhe, i riu shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i tetë i restorantit

Sipas burimeve nga kompanitë e tregtimit të naftës, shtrenjtimi lidhet me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, në kushtet e tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme.

Related article  Trafikanti shqiptar 'plas bombën' në gjyq: Prokurori ishte informatori ynë (Emri dhe detajet)

Rritja e re pritet të ndikojë drejtpërdrejt te kostoja e transportit dhe te shpenzimet e përditshme të qytetarëve, në një kohë kur tregu vendas i karburanteve mbetet shumë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të jashtme. /skyweb.al

Published inLajme