Skip to content

Partia e Lirisë harron Ilir Metën në burg, ja veprimi i turpshëm që kanë bërë

Anëtarët e Partisë së Lirisë kanë zhvilluar festën e fundvitit në një prej lokaleve të Tiranës.

Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve popullore shqiptare, duke shijuara festën.

Ndryshe nga vitet e tjera, kreu i partisë, Ilir Meta, nuk ishte pjesë e festës, pasi ndodhet në burg.

Ish-presidenti i vendit ndodhet në qeli që prej 21 tetorit, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie”.

Related article  A po shkojmë drejt katastrofës?! Shifrat zbulojnë realitetin e frikshëm në Shqipëri

Në pamjet e publikuara nga zv. Kryetarja e partisë, Erisa Xhixho, nuk duket Monika Kryemadhi, e cila nuk dihet nëse ka qenë apo jo pjesë e festës.

Edhe deputetja është nën hetim dhe GJKKO vendosi masën detyrim për t’u paraqitur.

Related article  Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, 11 të vdekur, mes tyre tetë fëmijë

SPAK deklaroi më parë se Meta dhe bashkëshortja e tij “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.

Related article  Kujt ia merrte mendja! Ronaldo Sharka 'kap femren' e endrrave te cunave, banoren e BBVIP...

Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara.

 

Published inLajme