Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në afërsi të qytetit të Peqinit, ku një person është gjetur i pajetë pranë linjës hekurudhore.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë rreth 60 vjeç. Sipas burimeve, viktima është identifikuar si 67-vjeçari Bujar Mezini. Trupin e pajetë e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se Bujar Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
Trupi është pikasur nga qytetarë që kanë njoftuar menjëherë policinë. Njësitë e rendit mbërritën në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet e para hetimore.
Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko–ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe çdo gjurmë të mundshme dhune.
Policia ka nisur gjithashtu punën për identifikimin e viktimës dhe po verifikon raportimet e personave të zhdukur në zonë.
Hetimet vijojnë.
