Skip to content

PAMJE APOKALIPTIKE- Stuhi e fuqishme në vend, vjen paralajmerimi i forte per…(Video)

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit dhe si pasojë ka sjellë dëme në bujqësi.

Brenda pak minutash, rrugët dhe oborret janë mbuluar nga një shtresë e dendur breshëri duke bërë që sasia breshrit dhe kohëzgjatja e stuhisë të sjellë dëme në bujqësi dhe sidomos në vreshtari.

Reshje shiu dhe bore parashikohet të përfshijnë vendin në fundjavë. Borë pritet në verilindje, në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit ndërsa reshje shiu deri intensive shoqëruar me shtrëngata parashikohen në pesë qarqe.

Related article  Godet tërmeti i fuqishëm 6.0 ballë, dhjetëra të plagosur

“Shkodra, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra reshjet presim të jenë mesatare dhe lokalisht shkojnë në intensive të shoqëruar me shtrëngata. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Problematika nga intensiteti i shtuar i reshjeve mund të shfaqen në dy Qarqet e jugut në Vlorë dhe Gjirokastër. Intensitet më i shtuar sot dhe nesër, të dielën reshje te dobëta”

Related article  Dafina Zeqiri njofton pauzën e saj në muzikë: S’kanë mbetur edhe shumë netë

Temperaturat parashikohet të bien gradualisht duke nisur nga e shtuna ndërsa era pritet të jetë mesatare deri intensive në bregdet ku do të gjenerojë dhe dallgëzim në det.

Related article  SPAK urdher kontrrolli pronarit te TV te madh ne Shqiperi, biznesmen i afert me Ramen

“Presim që gjatë ditës së nesërme të kemi një rënie prej dy gradë dhe do jetë e diela që do shënojë rënie tjetër me 2 grade në temp natës… “

Temperaturat parashikohet të qëndrojnë në të njëjtat vlera edhe javën që vjen. Ndërsa reshjet pritet të largohen nga i gjithë territori pasditen e të martës kur sipas meteorologët do të mbizotërojë mot i kthjellët.

Published inLajme