Skip to content

E fundit! Arrestohet ish drejtori i madh!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës, ku është arrestuar ish-drejtori i këtij institucioni, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak.

Sipas informacioneve zyrtare, Varaku dyshohet se ka shkatërruar objekte të punës brenda institucionit dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të AKU-së, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe shqetësuese në ambientet e brendshme.

Related article  ‘Burrit nuk i ngr*het’! Gruaja shkon tek “Fallxhorja” ne Lushnje, ja receta e cuditshme qe i dha

Pas përshkallëzimit të situatës, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë specialistët për Hetimin e Krimeve, të cilët e kanë arrestuar ish-drejtorin në flagrancë.

Related article  'Ishte turp ajo qe dergoi...' Sali Berisha gjen fajtorin se kush ia humbi zgjedhjet, nuk eshte Rama

Burime policore bëjnë me dije se veprimet e tij kanë rrezikuar rendin dhe sigurinë në institucion, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Related article  'S’i lihet në dorë kukullës se pi dy dopio dhe të bën gjëmën', Analisti Sulo sulmon fort dyshen Lapaj-Shabani: I ka kapur...

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë incident, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale të ish-drejtuesit të AKU-së në Durrës.

Published inLajme