Skip to content

E rende ne vend, humb jeten 19 vjecari

Një lajm i hidhur ka mbërritur në redaksinë tonë mbrëmjen e sotme. Gledis Zefi, 19-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në zonën e “Selvisë” në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi paraditen e 24 shkurtit, pas një përplasjeje mes një automjeti dhe një motori ku udhëtonin dy të rinjtë, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku gjendja e 19-vjeçarit u raportua kritike që në momentet e para.

Related article  Ish-deputeti i PD-së tradhëton Berishën. Kandidon në listën e PS-së

Ndërsa i riu tjetër raportohet se ndodhet në gjendje më të stabilizuar, Gledisi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht trajtimit mjekësor gjatë këtyre ditëve.

Related article  Burrat që fjetën me Iva Tiçon sipas Bleona Qerretit. Këngëtarja: Unë kapa Vandamin, ti i more me radhë ato qe

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të dielë, më 1 mars, në orën 11:30, ku i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Related article  Kryeministri i njohur vritet nga një goditje fatale - Detajet
Published inLajme