Skip to content

‘Ishte turp ajo qe dergoi…’ Sali Berisha gjen fajtorin se kush ia humbi zgjedhjet, nuk eshte Rama

Gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’, lideri i demokratëve ka akuzuar Lulzim Bashën se në vitin 2021, braktisi votën e shqiptarëve. Berisha theksoi se, gjatë debatit në SYRI TV se, Basha dërgoi një raport të turpshëm tek vëzhguesit ndërkombëtar, duke braktisur shqiptarët dhe duke nisur një proces brenda partisë për të harruar zgjedhjet.

‘Po marr Lulzim Bashën. Të pasnesërmen e zgjedhjeve (2021) unë i bëra shkrim; Vota vdiq pa hyrë në kuti. Çfarë bëra? Thashë se këta e morën në këto mënyra. Detyra jonë është të mbrojmë votën.

Related article  Venusi në Binjakë deri në fund të korrikut, cilat jane tre shenjat qe preken më shumë

E vërteta është se vëzhguesit ndërkombëtarë bënë një raport fare objektiv në 2021. Lulzim Basha në vend se të merrej me çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve, filloi procesin në parti. Analizat e gjërat me të cilat u harruan zgjedhjet.

Related article  Tragjedia në det, shkon në 6 numri i viktimave

Gjëja me e papranueshme ishte se ai, në fund çoi një raport të turpshëm disa faqesh tek vëzhgësuesit dhe kur ata e panë se ky, nuk i del zot asgjëje, ata e zbutën raportin. Nuk kishte asnjë lloj përveç se kthimit të shpinës që ai i bëri farsës elektorale.

Related article  Dikur ish-kandidatët për deputet, sot pas hekurave – Detajet nga aksioni i fundit

Nëse Lulzim Basha do të qëndronte mbas asaj vote dhe unë në atë artikull i kam thënë se, analiza e partisë duhet të bëhet pas kësaj. Por në fillim duhej bërë aksioni ndërkombëtar. Unë e njihja mirë dhe e kisha bërë e jo pasukses’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

Published inLajme