Skip to content

Dikur ish-kandidatët për deputet, sot pas hekurave – Detajet nga aksioni i fundit

Luan Haka, ish-kandidati për deputet i Lulzim Bashës në zgjedhjet e fundit parlamentare, do të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Vendimi u mor nga Gjykata e Tiranës, pas arrestimit të tij nga policia me akuzat e “Kontrabandimit të mallrave” dhe “Falsifikimit të logove dhe stampave”.

Bashkë me Luan Hakën, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e “arrest në burg” edhe për Ali Bushatin dhe shtetasin turk Okzan Sulun, duke u bazuar në pretendimet dhe provat e paraqitura nga prokurori i çështjes gjatë seancës gjyqësore.

Related article  Berisha lë jashtë fituesit e primareve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë në 12 Qarqe!

Ndërkohë, për dy personat e tjerë të arrestuar në të njëjtin operacion, Lindon Haka dhe Xhuljo Lecaj, të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi”, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo do të thotë se hetimi ndaj tyre do të zhvillohet në gjendje të lirë.

Related article  Befasi e madhe! Ja si e parashikon ChatGpt ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Rezultati dhe kush do shënojë

Sipas hetimeve të kryera nga ana e autoriteteve, materialet e kontrabanduara transportoheshin kryesisht drejt Turqisë. Më pas, të gjitha mallrat magazinoheshin në dy fabrika të ndodhura në fshatin Brar, në periferi të Tiranës, nga ku më pas trafikoheshin në tregun e brendshëm. Ky operacion i gjerë policor ka çuar në arrestimin e pesë personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara dhe të falsifikuara. Hetimet për këtë çështje vijojnë ende për të zbardhur të gjithë rrjetin e personave të përfshirë.

Related article  18-vjeçari: Si e kapa mat mamin me djalin e tezes. Trondit burri: Ja fala kur kreu marr*dhënie me vëllain e saj
Published inLajme