Skip to content

Cili është drejtori i ri i Policisë së Shtetit?! Gazetari nxjerr sèkretet e Skënder Hitajt

Gazetari, Artan Hoxha i ftuar këtë të marte në Euronews Albania ka folur lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skëndër Hitaj.

Hoxha gjatë fjalës së tij theksoi se është dakord që kryeministri i vendit të zgjedhë drejtorin e ri dhe sipas tij në rast dështimi ai duhet të mbajë edhe përgjegjësi.

Related article  Qyteti i madh shqiptar pa turistë, shkak dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec

Ndër të tjera, Hoxha bëri edhe një përmbledhje të detyrave të mëparshme të Hitajt. Hoxha u shpreh se ai është një oficer policie i cili i ka kryer të gjitha detyrat bazë nga nën inspektor në inspektor. Ai e ka cilësuar si avantazh për Hitajn që ka punuar për disa vite në policinë kriminale.

Related article  FSHF paralajmëron tifozët: Kujdes në stadium, ja çfarë do t’iu ndodhë!

“Hitaj ka kryer si përgatitje dhe si formim, është një oficer policie qe i ka kryer të gjitha detyrat bazë. Nga detyra e parë nën inspektor në inspektor. Ka punuar shumë në policinë kriminale që të jep një njohuri më të mirë për policinë edhe për defektet dhe avantazhet.

Related article  Ndodh edhe kjo! Ja çfarë i bëjnë gratë njëra-tjetrës në Pogradec

Të bën të njohësh krimin e rrugës dhe krimin e organizuar. Është një njeri që di se çfarë bën se i ka kaluar këto faza. Kjo është gjëja më e mirë që ka në favor. Detyrat kryesore i ka patur në 3 qarqe problematike të vendit, qarku i Shkodrës, Durrësit dhe Fierit”, tha ai ndër të tjera.

Published inLajme