Skip to content

FSHF paralajmëron tifozët: Kujdes në stadium, ja çfarë do t’iu ndodhë!

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka lëshuar një apel të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin kombëtar “Air Albania” për sfidën e shumëpritur të mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, FSHF u ka bërë thirrje tifozëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e sigurisë gjatë hyrjes dhe qëndrimit në stadium. Federata ka paralajmëruar gjithashtu një kontroll të rreptë për çdo send të ndaluar që mund të tentohet të futet në ambientet e stadiumit.

Related article  Si ra policia në gjurmët e autorëve/ Telefonatat në celularin e Ramazan Matajt zbuluan fqinjët, 29-vjeçari bashkëpunoi me

FSHF ka theksuar se hyrja në stadium do të lejohet vetëm me biletë personale dhe një dokument identifikimi të vlefshëm, të cilët duhet të mbahen me vete gjatë gjithë kohëzgjatjes së ndeshjes. Tifozët nuk do të lejohen të kalojnë në sektorë të tjerë të stadiumit pa lejen e stjuardëve.

Ashtu si në ndeshjet e tjera të mëparshme, FSHF ka ndaluar rreptësisht futjen e objekteve piroteknike dhe sendeve të forta në stadium. Gjithashtu, nuk do të lejohen flamuj apo banera me përmbajtje ofenduese rac iste. Federata ka kujtuar tifozët se mbajtja e këtyre sendeve konsiderohet vepër penale, ashtu si edhe mbajtja e arm ëve të zjarrit e të ftohta, si dhe përdorimi i biletave të fals ifikuara. Në rast të konstatimit të shkeljeve të tilla, përdoruesit do të përballen me pasoja ligjore që variojnë nga gjoba të konsiderueshme deri në arr est me bu rg.

Related article  'Isha gruaja e 25-të...' Historia tronditëse e 39-vjeçares që u martua me 80 vjeçarin. Më solli dashnoren, i zbulova kur

FSHF ka tërhequr vëmendjen e tifozëve se të gjithë ambientet e stadiumit do të monitorohen nga kamerat e sigurisë me qëllim parandalimin e çdo skene të pahijshme që mund të dëmtojë imazhin e ndeshjes dhe të futbollit shqiptar.

Related article  Drama politike vazhdon, mbyllet seanca, nuk ka as propozim për kryeparlamentar

Hyrja e tifozëve në stadiumin “Air Albania” pritet të nisë rreth orës 18:00, ndërsa takimi mes Shqipërisë dhe Serbisë do të fillojë në orën 20:45. FSHF u ka uruar tifozëve një ndeshje të bukur dhe i ka inkurajuar të mbështesin kombëtaren në mënyrë sportive dhe korrekte.

Published inLajme